Aluplast Dibra
Aluplast Dibra është një nga kompanitë më të njohura në Shqipëri në fushën e prodhimit dhe montimit të dritareve dhe dyerve PVC, dyerve dhe fasadave prej alumini, si dhe kangjellave alumini. Me mbi 25 vite eksperiencë në tregun shqiptar, ne kemi ndërtuar një emër të besueshëm duke ofruar produkte cilësore, dizajn modern dhe shërbim profesional.
​
Fokusi ynë është të sjellim komfort, siguri dhe estetikë në çdo ambient, duke kombinuar teknologjinë më të avancuar me përvojën tonë shumëvjeçare. Aluplast Dibra u ofron klientëve zgjidhje të personalizuara për çdo projekt – nga ndërtimet rezidenciale deri tek objektet komerciale dhe institucionale.
​
Falë stafit tonë të kualifikuar dhe përdorimit të materialeve më të mira europiane, garantojmë rezistencë afatgjatë, izolim perfekt termik dhe akustik, si dhe një pamje elegante për çdo hapësirë.
​
Qualitet
Inovacion
Siguri
Garanci